Të zgjedhësh një degë studimi dhe profesionin e së ardhmes sot duket sa e lehtë aq edhe një sfidë.
E lehtë për mundësitë që tashmë ofrohen për studentët si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe e vështirë pasi pikërisht kjo larmirshmëri në dukje e bën të vështirë drejtimin në derën e duhur.
Ka disa kritere e tregues që sot studentët i çojnë drejt një dere suksesi siç është Universiteti Luarasi. Degët e Mjekësisë vijojnë të jenë më të preferuarat e të rinjve sot. Stomatologji, infermieri apo farmaci konsiderohen për tregun e punës gjithashtu profesionet më të kërkuara e mirëpaguara.
Të ftuara në Vila24, në News24 ishin tre pedagoget e këtij universiteti:
Gerila Tafaj – Pedagoge e Fakultetit të Shkencave Mjekësore-PhD departamenti Stomatologjisë.
Ertiola Lugji, pedagoge e fakultetit të Shkencave Mjekësore- departamenti Inferieri dhe Denisa Balo, pedagoge e fakultetit të shkencave Mjekësore, departamenti Infermieri.
Çfarë e bën disa hapa para Luarasin?
Programet që ky Universitet ofron, laboratorët dhe infrastruktura moderne, praktikat klinike dhe bashkëpunimet me spitale e klinika në vend.
Një rol të rëndesishëm luan fakultetit në përgatitjen për tregun e punës, mundësitë për specializime dhe studime të mëtejshme.
Mundësia për të aplikuar për projekte me AKKSHI etj.
“Ne ndihemi si një familje”, shprehet pedagogia Balo. “Është e rëndësishme që stafi akademik e profesional t’i japë një afrimitet studentëve”, vijoi ajo.
Gerila Tafaj rrefen se përtej përgatitjes e nivelit shkencor që pedagoget kanë, ambjentet janë shumë të rëndësishëm sidomos në stomatologji. Laboratorët ku bëhen praktikat e mbushjes së dhëmbit e më gjerë.
“Pas vitit të tretë studentët kryejnë praktikat në klinika dentare, kuë nisin edhe punët e para si asistent gjatë kohës së studimeve”, tha Tafaj.
Eriola Luigji ndan eksperiencen e saj duke treguar se krenohen për laboratorët në Luaras, të pajisur me materialet dhe teknologjinë e fundit, kjo e fundit e integruar edhe procesin e mësimdhënies.
Dyert janë të hapura në çdo kohë, rrjetet sociale apo format e tjera të kontaktit.
Mjafton dëshira për të marrë një profesion ne vendin e duhur për të cilin do jeni krenar gjithë jeten.