Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën, duke thënë se “mendoi se vërtet ia hoqën damkën”, referuar këtu disa lajmeve se kreu i PD-së mund të udhëtojë në SHBA.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo ishte një tallje, duke theksuar se “mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari”.

Kryeministri thekson se këto janë trushpëlarje që Berisha i kë bërë të gjithëve në këto vite.

“Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Rama

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…

Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko