Skip to content

“Po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”- Rama ironizon Berishën: Këneta sheh ëndrra madhështore ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste shumëfishohet në miliona tenxhere floriri

berisha rama

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën, duke thënë se “mendoi se vërtet ia hoqën damkën”, referuar këtu disa lajmeve se kreu i PD-së mund të udhëtojë në SHBA.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo ishte një tallje, duke theksuar se “mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari”.

Kryeministri thekson se këto janë trushpëlarje që Berisha i kë bërë të gjithëve në këto vite.

“Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Rama

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…

Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”

“”