Dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi, Sherif Bundo foli mbrëmjen e sotme në Log, News 24 lidhur me bashkëpunimin e këtij universitetin me prestigjiozen London School of Economics (LSE).

Bundo theksoi se LSE nuk zgjedh këdo për të bashkëpunuar, teksa te Luarasi u bashkuan disa faktorë që bën të mundur këtë bashkëpunim.

Sakaq, Bundo shtoi se rezultatet e Luarasit janë ndër më të pranueshme në universitetet e vendit tonë, teksa nxori në pah, stafin akademik, programin dhe studentët.

Dekani Sherif Bundo: Ka gjithmonë një ndërmjetës. Por LSE ka filtra të fortë. Është një shkollë ka kritere të veta të vlerësimit. Nuk fiton këdo. Nuk zgjedh këdo. Nuk instalohet kudo universitet tjetër. Nuk ka vend për xhelozi. Te Luarasi është një numër  i madh faktorësh, që të përmbledhim në 3-4: staf akademik të nivelit të pranueshëm për LSE.

Shkolla e lartë produkt i triumvirati, stafi, programi dhe studentët. Rezultatet i kemi të mira. Jemi të vlerësua institucionalisht nga të gjithë strukturat e arsimit të lartë me nota të larta. LSE apo kushdo tjetër nuk kishte një qendër më të mirë se Luarasi. Para disa kohësh, do kisha dëshirë ta thoja këtë për universitetit, por këtu gjej këto faktorë dhe ndihem mirë si në universitetet franceze ku jap mësim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko