Antimafia italiane së bashku me autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët, ku është goditur një nga grupet kryesore kriminale në qytetin e Durrësit.
Në pranga apo në kërkim, kanë përfunduar edhe biznesmenë, të cilët janë edhe investitorë strategjikë.
Në lidhje me këtë, gazetari Lufti Dervishi ka ironizuar me fjalët:
“Po të vijojë me këtë ritëm antimafia italiane, do të na rrallohen biznesmenët dhe investitorët strategjikë. Zot mbaju dorën! Po na bie ekonomia në pranga!”, shkruan Dervishi ne Facebook.