Skip to content

Aksioni i antimafias italiane, ironia e Dervishit: Po na rrallohen investitorët strategjikë

aa 1 1024x724 1

Antimafia italiane së bashku me autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët, ku është goditur një nga grupet kryesore kriminale në qytetin e Durrësit.

Në pranga apo në kërkim, kanë përfunduar edhe biznesmenë, të cilët janë edhe investitorë strategjikë.

Në lidhje me këtë, gazetari Lufti Dervishi ka ironizuar me fjalët:

Po të vijojë me këtë ritëm antimafia italiane, do të na rrallohen biznesmenët dhe investitorët strategjikë. Zot mbaju dorën! Po na bie ekonomia në pranga!”, shkruan Dervishi ne Facebook.