Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas asaj që ai mendon se ka një skenar nga partitë e vjetra për t’i rrëmbyer një mandat forcës së re politike pas rinumërimit..

Sipas Shehajt, askush nuk do t’i rrëmbejë dy mandatet e Partisë “Mundësia”. Ai quan një përpjekje të dëshpëruar nga partitë e vjetra, që nuk duan të ndryshojnë.

Postimi i Shehajt:

“Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.

Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë
Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë!
E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re