Skip to content

“Dy mandatet e ‘Mundësia’ askush nuk do t’i rrëmbejë”, Agron Shehaj: Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore dhe pastaj të vjedhësh një deputet në tavolinë

Shehaj2 1 1536x862 1

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas asaj që ai mendon se ka një skenar nga partitë e vjetra për t’i rrëmbyer një mandat forcës së re politike pas rinumërimit..

Sipas Shehajt, askush nuk do t’i rrëmbejë dy mandatet e Partisë “Mundësia”. Ai quan një përpjekje të dëshpëruar nga partitë e vjetra, që nuk duan të ndryshojnë.

Postimi i Shehajt:

“Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.

Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë
Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë!
E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet.”