“Çdo lojtar e pëlqen një ambient të tillë, më mirë se sa të luash pa tifozë”
Edhe pse pritet që stadiumi “Arena Kombëtare” të jetë i mbushur plot me tifozë shqiptarë, lojtarët e Serbisë kjo nuk duken të shqetësuar.
Aleksandar Katai, anësori i sulmit të Serbisë, mendon se atmosfera e nxehtë në “Arena Kombëtare”, nuk do të jetë problem për futbollistët e ekipit të tij. Lojtari ka folur para mediave për grumbullimin me përfaqësuesen dhe padyshim është ndalur të cilësitë e Shqipërisë që ka përballë këtë të shtunë, si dhe pritjen e zjarrtë që do të jetë nga tifozët shqiptarë në stadium.
Ndër të tjera, Katai vlerësoi Asllanin, duek thënë se Shqipëria ka lojtarë me nivel të lartë që luajnë në pesë ligat më të mria të Evropës.
“Na pret një atmosferë e nxehtë, por mes shumë ndeshjeve me klubet në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, thjesht mësohesh me çdo gjë dhe padyshim asgjë nuk mund të më shqetësojë me në këtë aspekt. Në të kundërt, çdo lojtar e pëlqen një ambient të tillë, më mirë se sa të luash pa tifozë. Kjo është një ndeshje e këndshme për ta vërtetuar këtë.
Shqipëria është një skuadër e ngjashme me Serbinë sa i përket përbërjes, në aspektin se ata kanë shumë lojtarë që luajnë jashtë, lojtarë që aktivizohen në klube të ndryshme në Evropë. Ata kanë pjesën më të madhe të lojtarëve në Serinë A, por kanë lojtarë që luajnë në Bundesligë, në Premier Ligë. Ata kanë një futbollist i cili luajti në finalen e Ligës së Kampioneve, Asllanin. Kjo tregon se sa cilësi kanë.
Ata kanë cilësi, por edhe ne kemi. Na pret një ndeshje e vështirë, uroj që t’ia dalim ne si fitues”, tha anësori i sulmit i cili aktivizohet te Crvena Zvezda.