Shqipëria u përball mbrëmë me Serbinë në “Air Albania”. Të dyja skuadrat ndanë nga 1 pikë duke e mbyllur me barazim pa gola.
Mirel Josa ka takuar Goran Cumiç, gjatë qëndrimit të përfaqësueses serbe në Shqipëri. Bashkë kanë luajtur rreth 30 vite më parë, kur ishin pjesë e AO Kavala në Greqi.
“Takim pas më shumë se 30 viteve me Goran Cumic”, shkruan Mirel Josa që e shoqëron me flamujt e Shqipërisë, Greqisë dhe Serbisë. Cumiç është pjesë e stafit të portierëve te përfaqësuesja serbe.