Igli Tare ndodhej dje në stadiumin “Air Albania”, për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.
Drejtori sportivi i Milanit po monitoron disa lojtarë ku pjesë e tyre janë edhe Gjimshiti e Vlahoviç, siç raportohet në Itali. Kështu Tare nuk ishte në stadium vetëm për të parë ndeshjen mes dy rivalëve të Grupit K.
Në anën tjetër, Tare këtë të enjte ka takuar agjentët e Svilar. Portieri serb është i padëshiruar aktualisht te përfaqësuesja serbe, pasi edhe ftesa ka munguar. Vetë trajneri Stojkoviç deklaroi se portieri i Romës i ishte shmangur më parë angazhimit me kombëtaren.
Milani e ka seriozisht me Svilar. Për këtë pritet të mësohet oferta ndaj klubit tjetër të Seria A. 25-vjeçari ka kontratë edhe për dy vite me Romën.
EMANUEL LOCI-