Në “San Siro” nis një kapitull i ri për portën e Milanit. Majk Menja, është pranë largimit, me destinacion Çelsin. Milani ka pranuar ofertën prej 18 milionë eurosh nga londinezët, ndërsa tani po shohin opsionet për zëvendësuesin e tij.Në skenë është vendosur emri i Mile Svilar, portieri i Romës, i cili në sezonin e fundit të Serisë A ka shfaqur një nivel shumë të mirë dhe konsiderohet një nga më të mirët në rolin e tij. Roma i ka ofruar rinovimin me dyfishin e pagës portierit, por përmes agjentit të tij, Vlado Lemiç, i njëjti që përfaqëson edhe Luka Modriçin, Svilar ka refuzuar duke kërkuar 4 milionë euro në sezon.
Gjithashtu emrat që po qarkullojnë janë edhe Elia Kaprile (Napoli), Matia Perin (Juventus) dhe Zion Suzuki (Parma). Ndërsa Igli Tare ka zgjedhur në rast nevoje, edhe Vanja Milinkoviç-Saviç të Torinos.