Gjermania e ka mbyllur me humbje Ligën e Kombeve, duke përfunduar në vendin e katërt. Në “finalen e vogël”, e luajtur në Shtutgart, Gjermania është mundur 0-2 nga Franca. Mbape dhe Olize u dhanë fitoren “gjelave”, ndërkohë që trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, deklaroi se një vit nga Botërori 2026, skuadra e tij është disa pikë përqindje larg rivalëve kryesorë për kurorën e botës.

HUMBJA ME FRANCËN – “Ishte një ndeshje me dy fytyra nga ana jonë. Kemi dominuar në pjesën e parë dhe duhej ta kishim mbyllur në epërsi. Në të dytën kemi qenë larg pritshmërive dhe jemi ndëshkuar”.

LIGA E KOMBEVE, MËSIMET – “Të mërkurën kundër Portugalisë luajtëm keq. Ndaj Francës luajtëm shumë më mirë, sidomos në pjesën e parë. Krijuam shumë raste që nuk i shfrytëzuam. Por, mënyra se si e bëmë ishte e mirë. Gjithsesi, duhet të korrigjojmë shënjestër, sepse në Botëror nuk mund të shpërdorojmë kaq shumë”.

E ARDHMJA E SKUADRËS – “Jemi ende disa pikë përqindjeje prapa ekipeve më të mira në botë. Nuk mund ta pushtojmë botën në dy vjet. Nuk mund t’i korrigjojmë gabimet e tetë viteve. Ka pozicione në futbollin gjerman që nuk u kushtohet vëmendje e mjaftueshme: anësorë ose mbrojtës të krahut. Por, ndiej diçka të veçantë në skuadër. Ka ende shumë potencial atje. Duam ta zhbllokojmë atë. Gjithmonë e dinim se ishte një rrugë e gjatë përpara. Është gjithashtu një rrugë e gjatë përpara për të gjithë të tjerët që luajnë kundër nesh”.

BOTËRORI 2026 – “Nëse lojtarët janë në formë, kjo sigurisht që rrit gjasat për të pasur një Kupë Bote të mirë. Nëse gjashtë titullarë potencialë nuk janë të disponueshëm, kjo zvogëlon gjasat. Por, varësia është aty dhe nuk mund ta ndikosh vërtet. Fatkeqësisht, futbolli është një sport kontakti që, duke pasur parasysh nivelet e larta të stresit, gjithmonë çon në dëmtime. Shpresoj që të gjithë të jenë të disponueshëm verën e ardhshme”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko