Dmitri Paje ka mbyllur etapën e tij të karrierës në Brazil, ku do të kujtohet më shumë për skandalin se*sual se sa për atë që ka dhënë në fushën e lojës me ekipin e Vasko Da Gamës.

Ish-futbollisti i njohur i Francës, i cili shkëlqeu në Europianin 2016 duke qenë protagonist me “gjelat” e duke i shënuar edhe një gol Shqipërisë, kishte shkuar në Brazil të vijonte atje karrierën në vitet e fundit të saj. Por gjatë qëndrimit në Brazil ai tradhtoi gruan e tij dhe çdo gjë u bë publike, me të dashurën e cila zbuloi histori skandaloze për mediat vendase.

Ndaj klubi i Vasko Da Gamës, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte lamtumirën lojtarit, i cili ishte bërë protagonist i të gjitha mediave skandalistike ku botoheshin detajet e kësaj historie. Palët kanë njoftuar sot mbylljen e parakohshme të marrëveshjes, me Paje i cili do të kthehet në vendlindje, ndërsa mbetet nën hetim nga policia pas akuzave për dhunën ndaj të dashurës, për të cilën ai ka dhëne edhe dëshmi në gjykatë.

Paje ka pranuar para gjykatës në Brazil se ka tradhtuar gruan e tij me avokaten Larisa Ferrari, por jo se ka dhunuar këtë të fundit. Ajo e kishte akuzuar më pas se e kishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht, ndërsa e bënte të kryente akte të turpshme si të pinte urinë apo të fuste kokën në tualet.

Para gjykatës, Paje ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve, duke e quajtur pjesë të lojërave se*suale. Ai ka pranuar se kishte muaj që tradhtonte gruan me avokaten, me të cilën kishte një lidhje gjatë të cilës kishin kryer marrëdhënie sadomazokiste.

Në portalin brazilian “Metropoles”, është publikuar pjesë e dëshmisë së Paje, por edhe të fotove të Larisas që tregonin shenjat e dhunës që ajo pretendon se babai i katër fëmijëve ka ushtruar ndaj saj.

Francezi tregoi se ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe se ajo “kishte filluar t’i niste video intime dhe të flisnin rreth temave se*suale”. Ai pranoi para gjykatës së lidhja e tyre kishte “praktika sadomazokiste se*suale”, të praktikuara “virtualisht apo personalisht”, në mënyrë “konsensuale”.

Ai pranoi se i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie ndërsa ajo vishej si nuse. Ai e kishte pyetur nëse kishe ruajtur fustanin e dasmës së saj të mëparshme dhe ajo nga ana e saj i kishte kërkuar që ta urinonte.

Në dëshmi, Paje tregoi më pas se në janar, Larisa i kishte dërguar një video ku ajo “në mënyrë spontane pinte urinë dhe më pas fuste kokën në tualet”. Sipas tij, kjo lloj praktike në këtë lidhje kishte qenë “normale”.

Më pas, ai shpjegoi se gjatë aktit, Larisa shpesh i kërkonte “ta qëllonte në të pasme dhe kjo linte shenja”. Ndërsa për shenjat në këmbë, ai tha se vinin nga “vendet ku kryheshin marrëdhëniet, si karriget”, dhe se ajo “kishte lëkurë të dobët, ku çdo gjë linte shenjë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko