Shqipëria po përballet sonte që nga ora 20:45 në transfertë ndaj Letonisë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.
Tashmë, ndeshja ka startuar dhe të dy trajnerët dhe të dy ekipet kanë hyrë në fushë me formacionet zyrtare. Sylvinho, në krahasim nga sfida me Serbinë ka bërë 3 ndryshime në formacion.
Në mbrojtje, kushtëzuar nga mungesat e Gjimshitit dhe Ajetit, nga minuta e parë do ta nisin Ismajli dhe Kumbulla. Një surprizë nga Sylvinho është aktivizimi i Ivan Balliut, ndërsa Elseid Hysaj ulet në stol.
Pjesa tjetër e skuadrës mbetet e paprekur, ndërsa nëmesfushë rreshtohen Asllani, Shehu dhe Laçi ndërsa sulmi përbëhet nga Rey Manaj, Broja dhe Arbër Hoxha.
