Mesfushori i Holandës dhe Barcelonës, Frenki de Jong gjatë intervistës së tij me portalin holandez “Voetbal International”, foli për sezonin që sapo përfundoi dhe kontratën e tij me blaugranët, e cila aktualisht skadon në qershor të vitit 2026. “Rinovimi? Unë dhe klubi e duam, kur kjo ndodh zakonisht arrihet një marrëveshje. Shpresoj që të vijë së shpejti. Për sezonin që sapo përfundoi, nuk mendoj se ishte viti im më i mirë. Njerëzve u pëlqen ta ekzagjerojnë. Sigurisht, isha jashtë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës, por kam luajtur mirë edhe më parë. Dallimi i madh është se tani kemi një ekip më të mirë dhe kjo duket. Personalisht, mendoj se isha në formën time më të mirë sezonin para dëmtimit tim. Kur fiton të gjitha titujt në Spanjë dhe arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, thjesht bie më shumë në sy”, deklaroi De jong.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko