Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Padova të Italisë.
Bëhet fjalë për Fatos Cenajn, i cili u qëllua me dy plumba në kokë mëngjesin e së dielës rrugës për në punë.

Për fat të keq pas tre ditësh në terapi intensive, 59-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte e për rrjedhojë ndërroi jetë.

Aksidenti i rëndë ndodhi të dielën në mëngjes, më 8 qershor, në via Casoni Basse. Viktima ishte duke shkuar në punë, kur disa kilometra larg shtëpisë u godit nga dy plumba.

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Prokurori përgjegjës për hetimet pritet të kërkojë, përveç autopsisë, edhe një ekspertizë balistike për të përcaktuar trajektoren e plumbave, distancën nga e cila është qëlluar dhe llojin e armës që është përdorur.

Aktualisht nuk ka dëshmitarë dhe nuk janë gjetur kamera sigurie që të ndihmojnë hetuesit. Detaji i vetëm i njohur është se vrasja ndodhi në një zonë bujqësore të Fontanivës, ku një kalimtar i cili po kalonte aty, pa një person të shtrirë përtokë dhe mendoi se Cenajt i kishte rënë të fikët. Mësohet se Cenaj ka punuar si roje burgu në Shqipëri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko