Skip to content

EMRI/ U qëllua me armë zjarri në kokë, 59-vjeçari shqiptar ndërron jetë në spital! Viktima ishte duke shkuar në punë kur autori i bëri pritë në rrugë

Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Padova të Italisë.
Bëhet fjalë për Fatos Cenajn, i cili u qëllua me dy plumba në kokë mëngjesin e së dielës rrugës për në punë.

Për fat të keq pas tre ditësh në terapi intensive, 59-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte e për rrjedhojë ndërroi jetë.

Aksidenti i rëndë ndodhi të dielën në mëngjes, më 8 qershor, në via Casoni Basse. Viktima ishte duke shkuar në punë, kur disa kilometra larg shtëpisë u godit nga dy plumba.

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Prokurori përgjegjës për hetimet pritet të kërkojë, përveç autopsisë, edhe një ekspertizë balistike për të përcaktuar trajektoren e plumbave, distancën nga e cila është qëlluar dhe llojin e armës që është përdorur.

Aktualisht nuk ka dëshmitarë dhe nuk janë gjetur kamera sigurie që të ndihmojnë hetuesit. Detaji i vetëm i njohur është se vrasja ndodhi në një zonë bujqësore të Fontanivës, ku një kalimtar i cili po kalonte aty, pa një person të shtrirë përtokë dhe mendoi se Cenajt i kishte rënë të fikët. Mësohet se Cenaj ka punuar si roje burgu në Shqipëri.

“”