Tashmë është zyrtare! Tomas Frank ka marrë drejtimin e Totenhemit. Tekniku ka vendosur të mbyllë aventurën e tij te Brentford, për të nisur një të re tek “Spurs”, që këtë sezon fituan edhe Ligën e Europës.
Kujtojmë që Frank ka qenë edhe trajner i Tomas Strakoshës te Brentford, teksa drejtoi ekipin në plot 317 takimesh, duke bërë mjaft mirë. Ndër të tjera 51-vjeçari danez ka drejtuar edhe Brodbin, moshat e Danimarkës.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Totenhemi bëri me dije se Frank ka rinovuar kontratën deri në 2028.



