Presidenti i PL-së, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024, kërkon lirinë nga burgu.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka depozituar në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.
“Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale”
Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në dokument.
Avokati argumenton se: “Në gjithë këtë periudh 8 mujore të hetimit nën masën shtrëngues etë arrestit me burg, këkruesi shtetasi Ilir Metaj ka qënë në dispozicion të organit akuzës ashtu sic ka qënë edhe më parë, ka pritur qetësisht të pyetej dhe të jepte shpjegime rreth hetimeve, por edhe për të kryer qoftë edhe ballafaqime në funksion të zbardhjes së ngjarjeve apo rasteve që organi akuzës i cilëson si kriminale.
Asnjë veprim veprim nga ana e organit akuzës. Cka vërteton se qëllimi arrestimit të tij ka qënë krejtë tjetër dhe jo për ato që pretendon prokuroia. Në praktikën gjyqësore është bërë tashmë normë që kur kërkohet zvendësimi masave të sigurimit nga ana e të pandehurit, atij i kërkohen arsyet apo prova nëse e justifikon kërkesën! Padyshim që ne kemi provën më të fortë që i paraqesim gjykatës, atë të të qënit presidenti partisë dytë opozitare, Partisë lirisë.
Mbajtja në masën e sigurimit personal të arrestit me burg të një ish presidenti, ish kryeministri dhe ish kryetar kuvendi dhe së fundëmi numri 2 dy i opozitës është mjaftueshmërisht provë që gjykata të vendosi zvendësimin e masës së sigurimit personal nga arresti në burg në një masë tjetër që parashikon ligji procedural penal.
Në praktikën e jurisprudencën Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, arrestimi politikanëve sidomos atyre opozitarë dhe mbajtja për një kohë të gjatë në këtë masë për vepra penale që mendohet se janë kryer në një kohë të kaluar është jopropocionale, duke dhënë kështu një mesazh të qartë gjykatave të vendeve që ta kthejnë në praktikë vendimarrje. Rasti Gëllci kundër Shqipërisë është precedenti që Gjykata e Posacme duhet ta ketë si një precedent për të pranuar këkresën e zvendësimit të masës sigurimit. Neni 5 i Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut e qartëson këtë moment procedural duke shmangur kështu edhe dyshimet.”