Në orët e fundit, një nga mediat kryesore në Gjermani, gazeta “Bild”, e ka pozicionuar portierin aktual dhe kapitenin, Mark-André ter Stegen, në orbitën e një sërë klubesh të njohura evropiane.Me ardhjen e Joan Garsias në klubin katalanas deri në vitin 2031, pritet që portieri i kombëtares gjermane ta shohë rolin e tij si portieri i parë i Barçës të zvogëlohet në sezonin 2025- 2026, pasi siç raportohet nga “MD”, basti i klubit për sezonin e ardhshëm janë Joan Garsia dhe Shezni. Kështu, “Bild” ka treguar një numër destinacionesh të mundshme ku mund të transferohet gjermani.

ITALI – Sipas tabloidit gjerman, Milani dhe Juventusi janë dy skuadrat më të mundshme për të afruar portierin aktual të Barcelonës, me Milanin më shumë të favorizuar.

ANGLI – Në Angli janë dy klube që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Champions dhe që kërkojnë Ter Shtegen. Njëri është Siti i Pep Guardiolës, tjetri është Njukasëlli i sheikëve.

FRANCË – Por Ter Shtegen ka admirues edhe në Francë, me PSG-në natyrisht në krye, që e sheh si zëvendësues të Donarumës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko