Milani është në kërkim të një sulmuesi të ri për të përforcuar repartin ofensiv dhe për të kompletuar partneritetin me Santiago Gimenez. Me largimin e pritshëm të Luka Joviçit dhe kthimin e Abrahamit te Roma, si dhe huazimin e mundshëm të talentit Kamarda për të fituar minuta, afrimi i një tjetër sulmuesi duket i pashmangshëm.

Preferenca kryesore e trajnerit të ri Masimiliano Alegri është Dushan Vlahoviç. Bomberi serb, i cili është nën kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2026, shihet nga tekniku toskan si një element kyç për projektin e ri të Milanit. Allegri beson se Vlahoviç mund të rikthehet në formën e tij më të mirë, si në kohët kur shkëlqente me fanellën e Fiorentinës.

Pas kontakteve të para informale me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, klubi kuqezi ka nisur bisedimet me Juventusin. Një marrëveshje që disa javë më parë dukej e arritshme, pasi “Zonja e Vjetër” ishte gati të ndahej me sulmuesin, tani duket më e komplikuar. Arsyeja? Igor Tudor.

Trajneri i konfirmuar i Juventusit deri në vitin 2027, e konsideron Vlahoviçin një nga lojtarët kyç të projektit të tij dhe është i vendosur ta bindë që të rinovojë, ndonëse me një ulje të ndjeshme të pagës, aktualisht rreth 12 milionë euro në sezon. Kjo shifër mbetet një pengesë e madhe edhe për Milanin, i cili është i gatshëm të ofrojë rreth 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko