Klubi i Leçes ka mbyllur gjithçka me Marko Xhampaolon dhe prej disa javësh është vënë në kërkim të trajnerit të ri. Kërkimit i ka ardhur fundi, pasi mediat italiane raportojnë se është arritur akordi me Eusebio Di Françeskon për të marrë drejtimin e skuadrës.
Di Françesko ka qenë shumë i pafat në eksperiencat e tij të fundit, pasi fillimisht me Frosinonen e më pas me Venecian, ai ka koleksionuar dy rënie nga kategoria radhazi, nga Seria A, në Serinë B. Ndaj për skuadrën pjesë e të cilës janë Ylber Ramadani e Medon Berisha, ky nuk duket si një ogur i mirë.
Në fakt, edhe kontrata që do të nënshkruhet mes palëve është njëvjeçare, me të drejtën e zgjatjes për një tjetër edicion nëse sigurohet mbijetesa në Serinë A. Kujtojmë se Leçe asnjëherë nuk ia kishte dalë të mbijetonte dy sezone radhazi në elitë në historinë e saj, duke e arritur këtë vetëm në edicionin e fundit.