Botërori i Klubeve që ka filluar në SHBA ka parë që në ndeshjet e para të tij një futbollist shqiptar në fushën e lojës. Por nuk ishte as Kristjan Asllani me Interin e as Adrian Bajrami me Benfikën.

Në ndeshjen mes Bajern Mynih dhe Okland Siti, në radhët e skuadrës nga Zelanda e Re u aktivizua mbrojtësi Regont Murati. Futbollisti i lindur në Pejë, ka kaluar gjithë karrierën e tij në klubet e futbollit në Zelandën e Re dhe që nga viti 2023 i është bashkuar Okland Sitit.

Ai luajti sot si titullar në krahun e djathtë të prapavijës në ndeshjen kundër Bajernit duke qenë në fushë gjatë 90 minutave në sfidën e cila në fakt u kthye në një stërvitore për bavarezët të cilët triumfuan me shifrat 10-0.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko