Adnan Januzaj mund të kthehet tek Anderlehti i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi. Këto janë zërat e fundit që vijnë nga merkato.  

“Het Laatste Nieuws” ka raportuar se klubi belg ka kontaktuar menaxherin e Januzajt. 

Bëhet me dije se Sevija ia ka dhënë lejen Januzajt të largohet gjatë verës. Ai është lojtari më i paguar në skuadrën spanjolle. Januzaj u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevija deri në përfundim të edicionit 2024/25. 

30-vjeçari ka kontratë edhe një vit me Sevijan,  por, siç është raportuar më herët, as skuadra e Sevijas e as Las Palmasi nuk e kanë në plane Januzajn për edicionin e ardhshëm. 

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid, në 18 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Te Junajtid, Januzaj ishte transferuar nga të rinjtë e Anderlehtit, teksa gjasat janë të mëdha që ai të rikthehet në skuadrën belge, për të tentuar të lerë gjurmë.  

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko