Rafael Leao ka qenë në shënjestër të Bajern Mynihut, kampionëve të Bundesligës.Por kur filluan diskutimet, Milani menjëherë e bëri të qartë se nuk donte të merrte në konsideratë asnjë homolog të mundshëm edhe nëse po negocionte emra që nuk ishin aspak banalë si Kim ose Goretcka.
Kuqezinjtë duan vetëm para në dorë, ose më saktë, një ofertë prej të paktën 100 milionë eurosh për t’u ulur rreth një tavoline dhe për të diskutuar. Një kërkesë kaq e lartë saqë i ngjan shumë dëshirës për të mos e shitur sulmuesin portugez.