Midis shumë ndryshimeve që priten në skuadrën e Juventusit për sezonin e ardhshëm, është dhe çështja e portës.Sipas “Tuttosport” situata e Matia Perin, portierit me një kontratë që skadon në qershor 2027, duhet të monitorohet. Pas vitesh si portieri dytësor, ai mund të kërkojë të ketë një përvojë si titullar.
Disa klube të rëndësishme kanë qenë në ndjekje të tij në javët e fundit: i pari ishte Milani, i udhëhequr nga Masimiliano Alegri, një trajner me të cilin Perin ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer që nga koha e tij në Continassa. Pastaj ka një propozim nga Komo, ku ai do të konkurronte me Butez. Pastaj Bolonja e ka zgjedhur emrin, duke pasur parasysh dyshimet për të ardhmen e Skorupskit.
Për zëvendësuesin e mundshëm të Perin, “Zonja e Vjetër” tashmë po kërkon dhe një emër i mirë që mund të jetë ai i Elia Kaprile, ai do të shitej nga Kaljari për rreth 15 milionë euro. Profile të tjera mund të jenë ato të Provedel dhe Falkone.



