Ardian Ismajli pas dy javësh është një lojtar i lirë dhe mund të firmosë me cilëndo skuadër që dëshiron. Mbrojtësi përfundon kontratën me Empolin dhe do i japë lamtumirën këtij ekipi për të nisur një aventurë të re.

Ofertat nuk mungojnë, me klube të ndryshme që kanë kontaktuar lojtarin. Por në sfond ka dalë një hipotezë shumë interesante, pasi në mediat italiane theksohet se ai ka përfunduar në radarët e Lacios, si përforcimi i parë i rëndësishëm i verës për bardhekaltrit.

Sipas asaj që bëhet e ditur, palët janë dakord për të nisur bashkëpunimin me një kontratë disavjeçare pasi edhe trajneri Sarri ka dhënë pëlqimin e tij. Megjithatë, Lacio ka një “kusht” për futbollistin shqiptar.

Marrëveshja në fjalë do të realizohet vetëm nëse njëri mes Gila, Zhigo e Patrik i jep lamtumirën bardhekaltërve për t’i bërë vend mbrojtësit shqiptar. Lacio ka lënë në pritje menaxherin e Ismajlit, duke i bërë të qartë se do të mësojë shumë shpejt nëse do të largojë ndonjë nga këto futbollistë, për t’i bërë vend mbrojtësit. Ndaj ka kërkuar pak ditë durim sa të sqarojë situatën e tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko