Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha duket se do të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë kësaj merkato. Mediat në Kroaci kanë parashikuar formacionin e sezonit të ri të skuadrën dhe në këtë 11-she mungon emri i lojtarit shqiptar, shkruan Indeksonline.

26-vjeçari mund të përfundojë në Turqi, por ka oferta edhe nga klubet e Bundesliga 2.

Gjatë sezonit që lamë pas, Hoxha shënoi tre gola dhe dha 3 asiste në ligë në 31 ndeshje të zhvilluara (jo të gjitha si startues). Vlera e Arbër Hoxhës në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milionë euro.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko