Egnatia është njohur me shortin në turin e parë dhe të dytë të Ligës së Kampioneve. Nëse kampionët e Shqipërisë kalojnë Breidablik, atëherë do të sfidojnë Lek Poznan.

Ky mund të konsiderohet short aspak i favorshëm. Lek Poznan është kampione e Polonisë dhe njëra nga skuadrat me tifozëritë më të zjarrta.

Tifogrupi që mbështet Lek Poznan, ndër të tjerë ka miqësi me tifozë që mbështesin Radnickin në Serbi. Marrëdhëniet e tyre të mira kanë bërë që në disa ndeshje të veçanta të ndajnë tribunën.

Lek Poznan fitoi titullin e fundit kampion. Kaq mjafton për të kuptuar pritshmëritë e larta në Europë. Hera e fundit që merrnin pjesë në grupe, ishte sezoni 2022/23 ku luajtën në Ligën e Konferencës.

Tifozëria e Lek Poznan: (VIDEO)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko