Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë ende aktive. Zjarret janë regjistruar në zona të ndryshme të vendit, përfshirë bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër dhe Durrës.
Vatrat aktive të zjarrit:
-
Orikum, Vlorë – Në zonën e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një terren të vështirë malor me shkurre dhe ferra. Në terren janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, forca bashkiake, Shërbimi Pyjor dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.
-
Zerqan, Bulqizë – Në zonën “Livadhi i Peladhisë”, një vatër zjarri në pyll me pisha dhe dëllinja, që ka djegur rreth 18 hektarë. Vijojnë përpjekjet për shuarjen me përforcime nga rreth 25 persona të tjerë.
-
Parku Kombëtar Lurë, Dibër – Në zonën “Liqeni i Luleve”, një tjetër vatër e aktivizuar në pyll dhe livadhe. Zjarri ka intensitet të ulët dhe vijon brenda perimetrit të përfshirë më herët.
-
Janë djegur rreth 36 hektarë bimësi, kryesisht me barishte, shkurre dhe pemë.
-
Në Poliçan, janë djegur 2,500 rrënjë ullinj mbi 10 vjeç. Policia ka ndaluar një shtetas të dyshuar si autor i zjarrvënies.
-
Në Kuçovë, janë djegur rreth 30 rrënjë drurë frutorë, përfshirë ullinj, fiq, kumbulla dhe hardhi, si pasojë e këputjes së telave elektrikë të tensionit të ulët.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Elbasan, ndërsa në disa qarqe të tjera reshje të izoluara.
Nivelet e rrezikut nga zjarret për sot janë:
-
I LARTË: Fier, Vlorë
-
I MODERUAR: Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër
-
I ULËT: Shkodër, Kukës, Dibër
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr në natyrë dhe denoncimin e menjëhershëm të çdo vatre zjarri pranë shërbimeve përkatëse. Strukturat e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe qëndrore, mbeten të angazhuara për ndërhyrje dhe parandalim në kohë.
