Skip to content

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë ende aktive. Zjarret janë regjistruar në zona të ndryshme të vendit, përfshirë bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër dhe Durrës.

Vatrat aktive të zjarrit:

  1. Orikum, Vlorë – Në zonën e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një terren të vështirë malor me shkurre dhe ferra. Në terren janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, forca bashkiake, Shërbimi Pyjor dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

  2. Zerqan, Bulqizë – Në zonën “Livadhi i Peladhisë”, një vatër zjarri në pyll me pisha dhe dëllinja, që ka djegur rreth 18 hektarë. Vijojnë përpjekjet për shuarjen me përforcime nga rreth 25 persona të tjerë.

  3. Parku Kombëtar Lurë, Dibër – Në zonën “Liqeni i Luleve”, një tjetër vatër e aktivizuar në pyll dhe livadhe. Zjarri ka intensitet të ulët dhe vijon brenda perimetrit të përfshirë më herët.

  • Janë djegur rreth 36 hektarë bimësi, kryesisht me barishte, shkurre dhe pemë.

  • Në Poliçan, janë djegur 2,500 rrënjë ullinj mbi 10 vjeç. Policia ka ndaluar një shtetas të dyshuar si autor i zjarrvënies.

  • Në Kuçovë, janë djegur rreth 30 rrënjë drurë frutorë, përfshirë ullinj, fiq, kumbulla dhe hardhi, si pasojë e këputjes së telave elektrikë të tensionit të ulët.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Elbasan, ndërsa në disa qarqe të tjera reshje të izoluara.

Nivelet e rrezikut nga zjarret për sot janë:

  • I LARTË: Fier, Vlorë

  • I MODERUAR: Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër

  • I ULËT: Shkodër, Kukës, Dibër

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr në natyrë dhe denoncimin e menjëhershëm të çdo vatre zjarri pranë shërbimeve përkatëse. Strukturat e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe qëndrore, mbeten të angazhuara për ndërhyrje dhe parandalim në kohë.