Një operacion shpëtimi ka përfunduar me sukses në Gjirin e Gramës, ku një velierë me tre persona në bord kishte pësuar defekt në motorë.
Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, Forca Detare e Shqipërisë reagoi menjëherë, duke angazhuar anijen P-116 “BORA” për të ndërhyrë dhe shpëtuar tre personat.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH).
Pas disa orësh kërkimi dhe ndërhyrjeje, të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës.
