Skip to content

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, ndërhyjnë Forcat Detare, shpëtohen 3 personat që po lundronin

Një operacion shpëtimi ka përfunduar me sukses në Gjirin e Gramës, ku një velierë me tre persona në bord kishte pësuar defekt në motorë.
Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, Forca Detare e Shqipërisë reagoi menjëherë, duke angazhuar anijen P-116 “BORA” për të ndërhyrë dhe shpëtuar tre personat.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH).

Pas disa orësh kërkimi dhe ndërhyrjeje, të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës.

“”