Skip to content

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan, nuk raportohen të lënduar

517485658 1563065934668755 821781627071198025 n e1752593812787 780x439 1 768x432 1

Një depo në qytetin e Lipjanit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të njësive emergjente.  Lajmin e ka konfirmuar për media Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, i cili tha se ekipet janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit.

“Jemi në terren dhe po angazhohemi për shuarjen e zjarrit. Po ashtu jemi duke u përpjekur që të mos lejojmë përhapjen e tij në objektet përreth,” deklaroi Shamolli.