Një depo në qytetin e Lipjanit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të njësive emergjente. Lajmin e ka konfirmuar për media Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, i cili tha se ekipet janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit.
“Jemi në terren dhe po angazhohemi për shuarjen e zjarrit. Po ashtu jemi duke u përpjekur që të mos lejojmë përhapjen e tij në objektet përreth,” deklaroi Shamolli.



