Aktorja dhe këngëtarja i bëri homazh autorit të këngëve, fituesit të çmimit Oscar, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Barbra Streisand i tha lamtumirë Alan Bergman me një postim në rrjetet sociale. Tekstishkruesi fitues i çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy ndërroi jetë në moshën 99 vjeç, dhe aktorja dhe këngëtarja 83-vjeçare postoi një foto të të dyve së bashku në llogarinë e saj personale në Instagram, të shoqëruar me fjalë prekëse. Streisand rrëfeu se për të, Bergman nuk ishte vetëm një tekstshkrues i frytshëm, por edhe një anëtar i familjes, pasi ai i dukej si një figurë atërore. Pavarësisht moshës së tij të madhe, siç theksoi ajo, ai vazhdoi të ishte krijues, duke i ofruar asaj një miqësi që zgjati gjashtëdhjetë vjet.
Në lamtumirën e saj për Bergman, Streisand shkroi: “Alan Bergman nuk ishte vetëm një kompozitor i frytshëm, një bashkëshort, baba dhe gjysh i pabesueshëm: ai ishte një anëtar i familjes sime, një figurë atërore. U takuam 60 vjet më parë dhe nuk kemi pushuar kurrë së dashuruari dhe bashkëpunuari. Biseda jonë e fundit ishte për një këngë të mrekullueshme mbi të cilën po punonte. Në moshën 99 vjeç, kreativiteti i tij mbetet i paprekur. Më pëlqen të mendoj se ai është rikthyer në përqafimin e ngrohtë të Marilyn dhe jam e sigurt se ata tashmë kanë filluar punën për një këngë tjetër. Do të më mungojnë të dy.”
Postimi i Barbra Streisand

