Aksioni i bashkisë për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike
✅️ Nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, z. Adriatik Zotkaj, ka nisur sot një aksion i gjerë për pastrimin dhe sistemimin e territorit të qytetit.
Ky aksion synon:
-
Heqjen e ndërtimeve informale dhe lirimin e hapësirave përreth pallateve nga gardhe dhe mure pa leje;
-
Eliminimin e automjeteve të braktisura, të cilat janë kthyer në vendgrumbullime mbetjesh;
-
Pastrimin dhe larjen e rrugëve, shesheve dhe trotuareve;
-
Rikthimin e funksionalitetit të hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.
✅️ Aksioni do të vijojë me:
-
Identifikimin dhe procedimin ligjor ndaj ndërtimeve pa leje;
-
Disiplinimin e parkimit dhe riorganizimin e hapësirave për automjete;
-
Përcaktimin e zonave për aktivitetet tregtare, në veçanti për bar-kafe, duke respektuar hapësirat publike dhe të përbashkëta;
-
Kujdes të shtuar për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, këndet e lojërave për fëmijë dhe çdo sipërfaqe tjetër në shërbim të komunitetit.
📢 Kujtesë për qytetarët: Lirimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike është një detyrim qytetar, që ndihmon në përmirësimin e bashkëjetesës dhe ndërtimin e një mjedisi më të pastër, më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë.




