Skip to content

Poliçan / Aksioni i bashkisë për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike

hudhra 13

Aksioni i bashkisë për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike

✅️ Nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, z. Adriatik Zotkaj, ka nisur sot një aksion i gjerë për pastrimin dhe sistemimin e territorit të qytetit.

Ky aksion synon:

  • Heqjen e ndërtimeve informale dhe lirimin e hapësirave përreth pallateve nga gardhe dhe mure pa leje;

  • Eliminimin e automjeteve të braktisura, të cilat janë kthyer në vendgrumbullime mbetjesh;

  • Pastrimin dhe larjen e rrugëve, shesheve dhe trotuareve;

  • Rikthimin e funksionalitetit të hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.

✅️ Aksioni do të vijojë me:

  • Identifikimin dhe procedimin ligjor ndaj ndërtimeve pa leje;

  • Disiplinimin e parkimit dhe riorganizimin e hapësirave për automjete;

  • Përcaktimin e zonave për aktivitetet tregtare, në veçanti për bar-kafe, duke respektuar hapësirat publike dhe të përbashkëta;

  • Kujdes të shtuar për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, këndet e lojërave për fëmijë dhe çdo sipërfaqe tjetër në shërbim të komunitetit.

📢 Kujtesë për qytetarët: Lirimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike është një detyrim qytetar, që ndihmon në përmirësimin e bashkëjetesës dhe ndërtimin e një mjedisi më të pastër, më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 6 persone, auto e testo

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 9 persone, auto e testo

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 7 persone, treno e cable car

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone