Aktori i nominuar për çmimin Oscar shpjegoi se përpiqet të promovojë iniciativa “të gjelbra” në sheshxhirim.

Benedict Cumberbatch e quajti Hollywood-in një “industri tronditëse shpërdoruese”. Në një intervistë në podkastin “Ruthie’s Table 4”, aktori i nominuar për çmimin Oscar e bëri këtë deklaratë, pavarësisht se luajti në prodhime të mëdha si Doctor Strange në Universin Kinematografik Marvel.

Duke analizuar strukturën e industrisë së filmit, Cumberbatch komentoi se është një industri që shkakton shpërdorim të madh të burimeve. “Është një industri tronditëse shpërdoruese. Mendoni për sheshxhirimet që nuk riciklohen, transportin, ushqimin, strehimin, por edhe ndriçimin dhe energjinë. Sasia e energjisë së nevojshme për të krijuar dritë natyrale ose ndriçim të vazhdueshëm në një studio është e jashtëzakonshme”, theksoi ai.

Ai gjithashtu pranoi se shumë aktorë shpesh akuzohen për hipokrizi kur shprehin mendime në favor të qëndrueshmërisë, pasi industria në të cilën punojnë vepron në kushte krejtësisht të kundërta.

Megjithatë, siç theksoi ai, ai vetë përpiqet të promovojë iniciativa “të gjelbra” në sheshxhirim, si aktor ashtu edhe si producent. Një shembull i thjeshtë, tha ai, është zëvendësimi i shisheve plastike me zgjidhje të tjera. “Nuk është e detyrueshme t’i japësh ekipit shishe plastike”, tha ai. “Nëse je në mes të shkretëtirës dhe nuk mund të sjellësh shishe qelqi, e kuptoj. Por jetojmë në shekullin e 21-të”, përfundoi Cumberbatch.

Ylli britanik iu referua gjithashtu, ndër të tjera, sakrificave të kërkuara në përgatitjen fizike për një superhero, duke vënë në dukje se ai i vlerëson transformimet e kërkuara nga roli, por në të njëjtën kohë i gjen ato “të tmerrshme”.

Siç tha vetë: “Është e frikshme të hash kur nuk ke oreks. Duke u kthyer te koncepti i përgjegjësisë, zgjuarsisë dhe qëndrueshmërisë, pyet veten: ‘Çfarë po bëj? Me atë që ha, mund të ushqej një familje'”. Ai zbuloi se hante pesë vakte të plota në ditë, ndërsa midis vakteve hante vezë të ziera fort, bajame dhe djathë, ndër të tjera.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re