Skip to content

Zjarr afër doganës së Kakavijës/ Pala greke ndërpret punën, radhë kilometrike në kufi

zjt

Një zjarr i rënë në pjesën greke të Kakavijës, ka detyruar zyrtarët policorë që të ndërpresin përkohësisht punën.

Zjarri ka rënë larg objektit përpunues të pasaportave apo doganës greke, por tymi i çliruar nga flakët, ka nxitur policët fqinj që të zbatojnë protokollin e emergjencave të zjarreve duke ndaluar procesin e kalim-përpunimit si në hyrje dhe në dalje të territorit grek.

Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në të dy anët e kufirit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke si dhe një helikopter për të shuar flakët e zjarrit.

Zjarri i rënë në fshatin Kakavijë ditën e sotme ka marrë përmasa masive. Raportohet se si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur 4 banesa, ndërsa fatmirësisht janë shpëtuar personat brenda tyre.

Kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, bën me dije se situata është emergjente dhe se Greqia ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve me ndërhyrje nga ajri.

Flakët raportohet se kanë kaluar edhe në territorin e shtetit grek dhe se kanë arritur deri në Kishën e fshatit  .

640 0 1753384422xipiccy image 1 710