Skip to content

“Qytetarja denoncon mbajtjen e komisioneve të fryra në bankat shqiptare, konkretisht tek Union Bank.”

hudhra 16

Një qytetare ka denoncuar një rast të mbajtjes së komisioneve të tepruara nga Union Bank në Pogradec, gjatë tërheqjes së parave nga bankomati.

Ajo ka shpërndarë përvojën e saj për JOQ, duke treguar se ka tërhequr një shumë prej 500,000 lekësh, por në llogarinë e saj janë zbritur 583 euro, një shumë dukshëm më e madhe se komisioni që kishte pritur.

Sipas qytetares, banka e saj gjermane, Sparkasse, e ka informuar se komisioni për transaksionin ishte vetëm 11.75 euro. “Nuk e kuptoj pse më është mbajtur një komision kaq i madh. Mendoj se kjo është një formë vjedhjeje,” ka thënë ajo. Ajo shton se bashkëshorti i saj, kur kishte përdorur bankomatin për tërheqjen, ishte informuar se komisioni do të ishte vetëm 8 euro. Por, pas përfundimit të transaksionit, shuma që u zbrit nga llogaria e tij ishte shumë më e madhe.

Kur qytetarja kërkoi sqarime për këtë diferencë të dukshme, ajo tha se përgjigja që mori ishte në anglisht dhe e paqartë. Banka i tha se nuk ishin përgjegjës për këtë rritje të komisionit, pasi shuma e kërkuar për këmbimin valutor ishte treguar në momentin e tërheqjes.

Ky rast ka ngritur shqetësime për transparencën dhe politikat e komisioneve që aplikojnë bankat në Shqipëri, veçanërisht për klientët e huaj dhe ata vendas që përdorin karta ndërkombëtare për transaksione.

Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "Lagjia nr. 1001 Pogradec Shqipëri Lënda: Ankesë për tarifë tẽ pazakontë gjatë tërheqjes sẽ parave nga bankomati Te nderuar, Me këtë letër dëshiroj paraqes një ankesë lidhur me një tërheqje parash Ae kam kryer në bankomatin tuaj në qytetin Pogradecit. Me 10.07.2025 kam tërhequr një shumë prej 500 mije lekë shqiptare (ALL), duke përdorur kartën time bankare lëshuar nga Sparkasse në Gjermani. Pas përfundimit e transaksionit, vura re se nga llogaria ime ishin tërhequr 583,14 euro, çka përbën një tarifë tepërt dhe pajustifikuar për ee lloj transaksioni. Ju lutem informoni verifikoni transaksionin dhe më"

Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "Umsatzdetails UB DEGA POGRADEC/Lagjja Collaku/POGRADEC/AL/2 Collaku 2025-07-10T07:11 2025-07 Debitk.3 2029-12 Einsatze... -583,14 € Nr.1,Blv.Reshit Details Buchungsdatum 11.07.2025 Wertstellungsdatum 11.07.2025 Name Landesbank Hessen-Thuringen Verwendungszweck 2025-07-10T07:11 Debitk.3 2029-12 Einsatzentgelt 11,43 EUR Zahl.System DebitMastercard"