
Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO ku togat e zeza do të merrnin vendim lidhur me fatin e ish-Presidentit. Përfaqësuesit ligjorë të Metës kishin kërkuar lirimin e tij nga qelia, por sipas avokatëve vendimi i togave të zeza ishte i parapërcaktuar.
“Me mua këta gjykatës nuk kanë shanse të tallen, duhet ti kthehen ligjshmërisë.
I thashë gjyqtarit do të largohem sepse ju vendimin e keni marrë. Atij nuk i erdhi mirë, ata vendosin afërmendësh se çfarë kërkon Prokurori. Prokurori kërkoi rrëzimin dhe Gjykata do ta rrëzojë”, tha avokati.
Vendimi për braktisjen e seancës?
Avokati: Mbrojtjen nuk e bën Meta, por e bëj unë. Meta ka qëndrimet e tij politike, por mbrojtjen nuk ma dikton as Meta dhe asnjë tjetër. Unë jam këtu për të parashtruar medimet e mia dhe për të parë se si sillet Gjykata.
Mund të tallet Gjykata me çdo lloj avokati, por me mua nuk ka shanse të tallen.
