Skip to content

Seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati i ish-Presidentit: Braktisëm seancën

Screenshot 129

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO ku togat e zeza do të merrnin vendim lidhur me fatin e ish-Presidentit. Përfaqësuesit ligjorë të Metës kishin kërkuar lirimin e tij nga qelia, por sipas avokatëve vendimi i togave të zeza ishte i parapërcaktuar.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Flajmi i fundit seanca ne gjkko per ilir meten avokati i ish presidentit braktisem seancen%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.comProkurori i SPAK Arben Kraja kërkoi qëndrimin në burg të Metës dhe sipas avokatit të ish-Kreut të Shtetit kjo do të aprovohet nga GJKKO.

“Me mua këta gjykatës nuk kanë shanse të tallen, duhet ti kthehen ligjshmërisë.

I thashë gjyqtarit do të largohem sepse ju vendimin e keni marrë. Atij nuk i erdhi mirë, ata vendosin afërmendësh se çfarë kërkon Prokurori. Prokurori kërkoi rrëzimin dhe Gjykata do ta rrëzojë”, tha avokati.

Vendimi për braktisjen e seancës?

Avokati: Mbrojtjen nuk e bën Meta, por e bëj unë. Meta ka qëndrimet e tij politike, por mbrojtjen nuk ma dikton as Meta dhe asnjë tjetër. Unë jam këtu për të parashtruar medimet e mia dhe për të parë se si sillet Gjykata.

Mund të tallet Gjykata me çdo lloj avokati, por me mua nuk ka shanse të tallen.