Skip to content

Zjarri përfshin të gjithë njësinë administrative të Plashnikut në Poliçan, një pjesë e banorëve refuzojnë evakuuimin

hudhra 25

Ekipet e emergjencave civile po vijojnë me evakuimin e banorëve në fshatin Plashnik të Poliçanit.

“Zjarri ka përfshirë pothuajse të gjithë njësinë, e gjithë gryka, që nga Tepelena deri në kufi me Veleshnjën. Janë rreth 15 shtëpi të banuara, gjithsej janë 30-40 banesa”, shprehet për mediat kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj.

Korrespondeti i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se një pjesë e banorëve refuzojnë të largohen dhe të braktisin shtëpitë dhe bagëtitë.