Ekipet e emergjencave civile po vijojnë me evakuimin e banorëve në fshatin Plashnik të Poliçanit.
“Zjarri ka përfshirë pothuajse të gjithë njësinë, e gjithë gryka, që nga Tepelena deri në kufi me Veleshnjën. Janë rreth 15 shtëpi të banuara, gjithsej janë 30-40 banesa”, shprehet për mediat kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj.
Korrespondeti i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se një pjesë e banorëve refuzojnë të largohen dhe të braktisin shtëpitë dhe bagëtitë.
