Skip to content

VIDEO/”Operacioni ‘Bashkëpunimi’ godet grupin e narkotikëve, 5 të arrestuar nga Policia e Beratit në Poliçan”

hudhra 35

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

✅ U ekzekutuan 5 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e një grupi që shiste lëndë narkotike dhe kultivonte bimë narkotike.

Gjatë operacionit, në fshatin Jaupas, Skrapar, u gjetën dhe u asgjësuan 122 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Në kuadër të procedimit penal dhe veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcën Operacionale të DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë Berat, u finalizua operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e një grupi që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike.

Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:

  • M. Q., 25 vjeç dhe S. H. (Q.), 30 vjeç (vëllezër), banues në Poliçan;

  • A. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Gostenckë, Skrapar;

  • E. K., 33 vjeç, banues në Poliçan;

  • S. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Jaupas, Skrapar.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit Jaupas, Skrapar, shtetasi S. Ç., 46 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. Ç.).

Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan:

  • 3 krehra arme zjarri automatike,

  • 3 koka të dyshuara me përmbajtje eksplozivi,

  • tub uji që dyshohet se furnizonte parcelën me 122 bimë narkotike.

Gjatë këtij operacioni u ushtruan 15 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera, ku u sekuestruan në total:

  • 1 armë gjahu çifte,

  • lëndë narkotike Cannabis Sativa,

  • 7 aparate celularë,

  • shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.