VLORË- Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë së Selenicës.
Vatra e zjarrit është në një terren të vështirë. Ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.
Nga zjarri në Drashovicë rrezikohet një stan që ndodhet pranë vatrës së zjarrit. Ndërsa një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në afërsi të fshatit Dukat.
