Skip to content

VIDEO/ Zjarri përfshin kodrën në Drashovicë, nga flakët rrezikohet një stan. Një tjetër vatër regjistrohet në Dukat

VLORË- Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë së Selenicës.

Vatra e zjarrit është në një terren të vështirë. Ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.

Nga zjarri në Drashovicë rrezikohet një stan që ndodhet pranë vatrës së zjarrit. Ndërsa një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në afërsi të fshatit Dukat.