I gjithë interesi politik i këtyre ditëve është tek lëvizjet e Kryeministrit, i cili së shpejti do të shpallë qeverinë “Rama 4”. Sipas burimeve, Rama pritet të thërrasë më 11 Shtator Asamblenë e Partisë Socialiste, ku gjithashtu siç do herë pritet të publikojë emrat e kabinetit.
Pas takimeve ditën e djeshme me ministrat Delina Ibrahimaj, Ervin Mete, Petrit Malaj dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, në zyrat e qeverisë sot u pa të hyjë Ish -Sekretari i përgjithshëm i Kabinetit, Engjëll Agaçi.
Nuk ka informacion zyrtar mbi këtë takime, por duket se ato kanë të bëjnë me këshillimin dhe formimin e qeverisë Rama 4.
